Ballina Sport UEFA befason me lojtarin e ndeshjes Dortmund – PSG

UEFA befason me lojtarin e ndeshjes Dortmund – PSG

29
0

As autori i golit Fyllkryg dhe as lojtari me më shumë driblime Sancho, UEFA ka surprizuar me zgjedhjen e lojtarit më të mirë të ndeshjes, teksa i ka dhuruar trofeun mbrojtësit Mats Hummels.

Gjermani është vlerësuar nga paneli i vëzhguesve teknik të UEFA-s si lojtari me paraqitjen më të mirë në përballjen mes Dortmundit dhe PSG-së që përfundoi me rezultatin 1:0.

“Ai ishte i mrekullueshëm, me dhe pa top.

Ka treguar cilësinë, përvojën dhe, në veçanti, udhëheqjen e tij”, shkruhet në faqen zyrtare të UEFA-s..