Ballina Lifestyle Videoja me bikini e 61-vjeçares, Demi Moore, i mahniti të gjithë

Videoja me bikini e 61-vjeçares, Demi Moore, i mahniti të gjithë

36
0

Mos thoni që s’ju thamë! Shprehja ‘Mosha është thjesht një numër’ i përshtatet më së miri Demi Moore.

61-vjeçarja, nuk është kursyer ndonjëherë kur bëhet fjalë për të postuar foto me bikini në rrjetet e saj sociale. Të martën, ajo postoi një video, duke provuar trendin më të fundit, ku duket e veshur me bikini me printe leopardi, së bashku me vajzat dhe mbesën e saj, duke i lënë gojëhapur të gjithë ndjekësit.

Aktorja e ‘Ghost’ dukej disa dekada më e re se mosha e saj aktuale teksa iu bashkua vajzave, Rumer, 35-vjeçe, Scout, 32-vjeçe dhe Tallulah, 30 vjeçe, së bashku me mbesën, 1-vjeçare, në videon e ëmbël gjatë pushimeve.

E po si është ajo shprehja? Më mirë e ëma se e bija… se të bijat në rastin e Demit.