Atentat kundër reformës në drejtësi, kështu e ka cilësuar kryedemokrati Lulzim Basha miratimin e amnistisë penale me votat e Rithemelimit dhe mazhorancës. Basha tha se ky ishte një Pazar për të siguruar mbijetesën e kësaj kaste politike, duke thënë se lituan të korruptuarit dhe kanë në burg protestuesit që protestuan kundër korrupsionit.
“Atentat kundër reformës në drejtësi, për të siguruar mbijetesën e një kaste politike që mbi interesat e shqiptarëve zgjedh gjithnjë interesat e veta. PD është distancuar nga ky veprim i turpshëm dhe sot është dita e në vazhdim, që çdo deputet që ka ngrit kartonin të distancohet nga ky akt i turpshëm, nga ky atentat kundër reformës në drejtësi. Heshtja e tyre i kompremton rëndë si pupacë të qeverisjes së Ramës. Kjo është e rëndë për ata deputetë që ndodhen aty me mandat opozitar. Ky ka qenë një akt i menduar dhe planifikuar tinëzisht, pr.ligjin e parë pranuan që e kishin konsultuar me SPAK dhe institucionet e tjera, ky i dyti që u pazarua në mes të natës dhe u trafikua në mëngjes ishte i planifikuar. Bënë bashkë votat për të amnistuar të dënuarit për korrupsion, ndërkohë që nuk përfitojnë protestuesit kundër korrupsionit”, tha Basha.