Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij të mbajtur përpara simpantizantëve poshtë ballkonit të banesës, ku ndodhet në “arrest shtëpie” tha se Veliaj nuk duhet të luajë më me nervat e qytetarëve.
Berisha theksoi se kryebashkiaku Veliaj do të varet në shtyllën e turpit të sheshit Skënderbej.
“Dhe ky është Erion Vjedhësi.
Edhe njëherë, dhe një mijë herë do kërkojmë gjer në një ku janë 135 milionë euro të djegësit që nuk ekziston.
Ku i ke çuar Erion? Ku i ke fshehur o hajdut? Nuk ta falim ne kurrë këtë mo.
Jep dorëheqjen, mos luaj me nervat e qytetarëve se në shtyllën e turpit të sheshit ‘Skënderbej’ do varesh”, tha Berisha.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Është e vërtetë se çdo natë denoncojmë vjedhjet e qeverisë. Por e bëjmë këtë se ne duam që të rrisim rrogat dhe pensionet.
Sepse ne duam që t’u faktojmë shqiptarëve se ku do i marrim ne paratë për të dy dhe trefishuar rrogat e tyre.
Sepse ne duam t’u faktojmë shqiptarëve se sëmundja vërtet është një fatkeqësi, por se ajo bëhet dy herë më e madhe kur i sëmuri nuk merr dot ilaçt që i takojnë sëmundjes.
Kur i sëmuri mjekohet me ilaçe të skaduara.
Kur i sëmuri përjashtohet nga operacioni sepse spitali nuk paguan dot sterilizimin e veglave nga kompania Rama-Beqja.
Miqtë e mi, ne jemi kyçur në një betejë pa kthim.
Në një betejë që nuk mund të njohë gjë tjetër përveçse fitores kundër një eksponenti botëror në vjedhje. Botëror në paturpësi. Botëror në pacipësi.
Dhe ky është Erion Vjedhësi.
Edhe njëherë, dhe një mijë herë do kërkojmë gjer në një ku janë 135 milionë euro të djegësit që nuk ekziston.
Ku i ke çuar Erion? Ku i ke fshehur o hajdut? Nuk ta falim ne kurrë këtë mo.
Jep dorëheqjen, mos luaj me nervat e qytetarëve se në shtyllën e turpit të sheshit ‘Skënderbej’ do varesh.
Dhe me germa të zeza do shkruhet emri yt si hajduti më i madh që ka njohur bashkia në tërë historinë e saj.