Ballina Aktualitet DURRES/ Ceremoni përkujtimore me rastin e 27-vjetorit të rënies në krye të...

DURRES/ Ceremoni përkujtimore me rastin e 27-vjetorit të rënies në krye të detyrës të ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Benedik Brahja.

228
0
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, me rastin e 27-vjetorit të rënies në krye të detyrës të ish-punonjësit të Policisë, Benedik Brahja, ka zhvilluar një ceremoni përkujtimore, për të kujtuar dhe nderuar veprën dhe sakrificën sublime të ish-efektivit.
Të pranishëm në ceremoninë e zhvilluar në varrezat e Dhëshmorvë ku tashmë prehet ish-efektivi i Policisë, ishin shefi i Sektorit të Rendit Publik të DVP Durrës Karafil Xholi, shefi i Rendit Gencian Hoxha, familjarë të tij dhe punonjës policie të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës të cilët vendosën kurora me lule, për të vlerësuar sakrificën e tij.
Akti sublim i ish-efektivit Benedik Brahja si dhe i Dëshmorëve të tjerë të Policisë së Shtetit, të rënë ndër vite, përbën një motiv më shumë për çdo punonjës të Policisë së Shtetit, për të vijuar me vendosmëri punën dhe përpjekjet, për garantimin e rendit dhe sigurisë, në shërbim të komunitetit.
I përjetshëm kujtimi i Dëshmorëve të Policisë së Shtetit!