Një makinë policia ka përfunduar në bordurën e lumit të Lanës orët e para të mëngjesit të sotëm tek Ura e Shkozës.
Rreth orës 06:15, sipas njoftimit të policisë, punonjësi i policisë i sektorit të Forcës së Posaçme Shqiponja, A.Sh., duke drejtuar automjetin e shërbimit ka humbur kontrollin duke rënë në lumin Lana.
Ai ishte së bashku me një kolegun e tij. Të dy kanë dalë më pas nga makina dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Ndërkohë në vendngjarje po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.