Ballina Kronika Nga ndërtimet pa leje tek drejtimi i motomjetit pa patentë, një në...

Nga ndërtimet pa leje tek drejtimi i motomjetit pa patentë, një në pranga dhe dy të proceduar

44
0

Arrestohet një person në flagrancë dhe procedohen dy të tjerë në Fier për vepra penale të ndryshme. Mësohet se është arrestuar 67-vjeçari me inicialet F.V pasi u kap duke kryer punime pa leje në restorantin e tij.

Dy persona janë proceduar në gjendje të lirë pasi të dy janë kapur duke drejtuar motomjetet e tyre pa leje drejtimi dhe pa targa. Me rastet do të merret Prokuroria e Fierit.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Komisariati i Policisë Fier arrestoi në flagrancë shtetasin F. V., 67 vjeç, banues në Mbrostar Ura, Fier, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në restorantin e tij. 

Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-A. P., 53 vjeç, banues në fshatin Marinëz, Fier, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

-Z. V., 58 vjeç, banues në fshatin Kutalli, pasi u konstatua duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.