Ballina Aktualitet Sondazhi/E mirë apo e keqe? Si e vlerësojnë shqiptarët aktualisht jetën e...

Sondazhi/E mirë apo e keqe? Si e vlerësojnë shqiptarët aktualisht jetën e tyre

87
0

Barometri në Euronews Albania ka realizuar këtë herë një studim ku analizohen nga qytetarët 30 vite tranzicion në një reflektim kolektiv se si kanë ndikuar ndryshimet e këtyre 30 viteve në jetën e tyre.

Njëra nga pyetjet i ka vendosur ata të vlerësojnë jetën e tyre aktuale si të mirë apo të keqe, në një shkallë vlerësimi nga 1 – 10. 44,7% e tyre vlerësojnë si të mirë jetën e tyre aktuale, ndërsa 19,4 % e vlerësojnë si të keqe jetën e tyre aktuale.

Krahasuar me vendet e tjera ish komuniste të Evropës Lindore në një studim të ngjashëm të realizuar pak vite më parë nga Pew Research Center, rezulton se Shqipëria është e ngjashme me Lituaninë dhe Hungarinë nga vlerësimi për jetën aktuale si pozitive, më lart se Ukraina, Rusia dhe Bullgaria dhe më poshtë në vlera se Sllovakia, Polonia dhe Republika Çeke.