Ballina Politika U liruan zyrtarë të korruptuar? Amnistia penale, ministri Manja i përgjigjet opozitës

U liruan zyrtarë të korruptuar? Amnistia penale, ministri Manja i përgjigjet opozitës

49
0

Sa i takon amnistisë penale, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja thotë se të gjitha përgjigjet do t’i japë ditën e enjte në Kuvend, në një interpelancë që ka kërkuar Partia Demokratike. Manja tha se nuk ka asgjë për të fshehur.

“Të gjitha përgjigjet i marrin të enjten se më kanë thirrur në interpelancë! Është një nga ligjet më qëllim mira që janë miratuar në atë parlament, rreth 800 vetë janë bashkuar me familjet e tyre dhe të përshtaten me shoqërinë. S’ka asgjë për të fshehur në atë ligj, është një ligj që do duhet që parlamenti ta aplikojë sa herë të jetë e nevojshme”, tha Manja.
Partia Demokratike akuzon mazhorancën dhe Rithemelimin për pazare me amnistinë penale, duke thënë se e kanë bërë për të liruar zyrtarët e korruptuar.

Prokuroria e Posaçme ka konfirmuar për Report Tv se rreth 100 persona të dënuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit përfituan nga ligji “Për amnistinë”, i miratuar me konsensus PS-Rithemelimi më 4 prill në Kuvend. 40 të dënuar përfituan falje ndërsa 60 ulje të dënimit. Mes përfituesve kanë qenë edhe 16 zyrtarë dhe 7 gjyqtarë të dënuar për korrupsion.