Ballina Politika Rindërtimi pas tërmetit/ Rama u dorëzon qytetarëve çelësat e 404 apartamenteve në...

Rindërtimi pas tërmetit/ Rama u dorëzon qytetarëve çelësat e 404 apartamenteve në Vorë: I keni prona tuajat, pa asnjë kredi apo borxh

85
0

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Vorë ku ka dorëzuar banorëve të cilëve u ishin shembur shtëpitë, çelësat e 404 apartamenteve të përfunduara.

Gjatë vizitës së tij, Rama u prit nga një numër qytetarësh të cilëve u dorëzoi edhe çelësat e apartamenteve. Kreu i ekzekutivit tha se apartamentet e ndërtuara u përkasin banorëve duke theksuar faktin se nuk u duhet të paguajnë asgjë dhe se duhet të mirëmbahet ambienti i përbashkët.

“Ajo që është e rëndësishme është se këto janë shtëpitë tuaja dhe ju nuk keni asnjë detyrim. Asnjë kokërr leku, asnjë kredi asnjë borxh, asgjë. I keni prona tuajat. T’i gëzoni dhe bëni si të doni, vetëm mirëmbajeni gjithë këtë ambientin, për të mirën e të gjithëve. Kjo është e vetmja gjë që keni ju detyrë”- u shpreh kryeministri.

“Jeni këtu si me qenë në mes të Tiranës po atje kushtojnë shumë ndërsa këtu janë falas. Tani vetëm mirëmbajtje, ju lutem. Të gjitha kto duhen mirëmbajtur”- tha kryeministri./m.j