Ballina Kronika Vrau çiftin e të moshuarve, flet me lot në sy bashkëshortja e...

Vrau çiftin e të moshuarve, flet me lot në sy bashkëshortja e 69-vjeçarit: Të dënohet me varje

71
0

Thoma Mastora ra në prangat e Policisë pasi dyshohet si autori kryesor për vrasjen e çiftit të së moshuarve Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeçe. Lidhur me këtë ka folur edhe bashkëshortja e 69-vjeçarit. Me lot në sy ajo ka kërkuar që autoritetet t’i shkojnë deri në fund hetimeve dhe nëse bashkëshorti i saj është fajtor të marrë dënimin maksimal.

“Më mirë të më kishte vrarë mua. Unë për vete time nuk e besoj, ligji, shteti të bëjë veprimet e veta. Unë si gruaja e tij nëse e ka bërë që sot e tutje nuk është burri im. Pse të mos isha në varrim ,pro kisha policinë. Pse të mos isha fshatarët e mi ishin. Unë varje, ja thashë e dhe policisë sikur djali im të jetë varje”, tha ajo.

Kujtojmë se ditën e djeshme Policia njoftoi se Thoma Mastora, 69 vjeç, banues në fshatin Dropull ka rënë në pranga pasi akuzohet për vrasjen e çiftit të së moshuarve.

Kanë qenë ekzaminimet daktiloskopike dhe biologjike ato që kanë zbuluar veprimet e autorit. Autori ditën e ngjarjes kishte qenë në shtëpinë e të moshuarve, ku shkonte çdo ditë. Një gotë rakie që 69-vjeçari kishte konsumuar në shtëpinë e të moshuarve, ka çuar edhe në identifikimin e autorit.

Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit, por edhe mosmarrëveshjeve që autori ka pasur me 84-vjeçarin prej disa kohësh. Ditën që ka ndodhur ngjarja autori ka shkuar në shtëpinë e viktimave, në diskutim e sipër kanë nisur të debatojnë dhe konflikti ka degraduar në dhunë, ku 69-vjeçari i ka goditur të dy për vdekje.

Kujtojmë që çifti i të moshuarve Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeçe u gjetën të vdekur mëngjesin e datës 2 Maj në oborrin e shtëpisë së tyre, në fshatin Bodrishtë të Dropullit.