Ballina Kulturë Autoriteti i Dosjeve çel ekspozitën me të arratisurit e diktaturës së Hoxhës

Autoriteti i Dosjeve çel ekspozitën me të arratisurit e diktaturës së Hoxhës

55
0

Ditën e nesërme, me 8 Maj në orën 11:00, Autoriteti i Dosjeve organizon nje aktivitet për arratisjet dhe vrasjet në kufi. Kjo ekspozitë me dokumente arkivore paraqet « Shkelësit e kufirit » në Korçë, Ersekë dhe Pogradec.

Bëhet fjalë për ngjarjet gjatë viteve ’44-’91. Më 8 maj 1990, Presidiumi i Kuvendit Popullor miratoi ndryshimin në Kodin Penal, sipas të cilit kalimi i kufijve nuk përbënte më tradhti ndaj atdheut. Pavarësisht këtij ndryshimi, persona të pafajshëm janë vrarë nga forcat kufirit edhe përgjatë vitit 1990.

Po në këtë ditë, si çdo 8 maj, Evropa kremtonte gjerësisht në kontinent fitoren mbi nazizmin dhe totalitarizmin, por Shqipëria, 45 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ende dëshmonte se tentativat për arratisje vijonin të rezultonin fatkeqe.

Në këtë kuadër, Autoriteti për Informim mbi Dosjet e ish-Sigurimit të shtetit organizon aktivitetin përkujtimor mbi përpjekjet e shqiptarëve për të kaluar kufirin në territorin Pogradec-Korçë-Ersekë, në të cilat shumë prej tyre mbeten të vdekur, të tjerë u arrestuan dhe vuajtën dënime të gjata