Ne e dinim se çfarëdo që të vishte Jennifer Lopez në Met Gala 2024, do të ishte super zgjedhje!
Thjesht nuk e dinim se fustani dhe dukja e saj këtë vit, do të tejkalonin çdo pritshmëri.
Një fustan mahnitës i gjithi i krijuar me dorë nga shtëpia e modës Schiaparelli Haute Couture dhe i krijuar nga Daniel Roseberry.
Sipas njoftimit zyrtar të shtëpisë së modës, fustani pa rripa dhe i gjithi tyl i qëndisur që krijonte një iluzion me pamjen, ishte i qëndisur me perla agjendi dhe diamante të rremë. U deshën mbi 2.5 milionë rruaza argjendi për t’u bërë dhe 800 orë qëndisje me dorë.
Bizhuteritë e saj janë nga Tiffany & Co., një unazë me një diamant të verdhë mbi katër karat, një diamant të bardhë dhe safirë rozë ishin aksesorët që plotësonin pamjen e artistes.
Lopez ka marrë pjesë në Met Gala ndër vite, por ka diçka te çdo stil veshjeje në këtë ngjarje të madhe të modës, pra le të themi një element i përbashkët: Asnjë stil nuk është projektuar për të qenë rehat në trupat e VIP-ave.
Por kujt i duhen gjëra të tilla si ecja, lëvizja e duarve ose përkulja kur mund të dukesh kaq mirë e bukur si edhe në rastin e Jennifer Lopez.