Ballina Rajoni Serbia tregon fytyrën e vërtetë! Petkoviç “vajton” ende për vrasjen e 3...

Serbia tregon fytyrën e vërtetë! Petkoviç “vajton” ende për vrasjen e 3 terroristëve në Banjskë

62
0

Shteti serb tregon edhe njëherë se ka lidhje me terroristët e Banjskës. Petar Petkoviç, drejtor i të ashtu quajturës zyrë për Kosovën në qeverinë e Beogradit, tenton që të viktimizojë serbët e Kosovës, përballë asaj që e pretendon fushatë terrori të kryeministrit Albin Kurti.

Mirëpo, ai bën një autogol duke e përmendur rastin e sulmit, të dënuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhunë të policisë së Kosovës ndaj serbëve.

“Kurti duhet të përmendë qëllimin nga policia e vëllezërve Shtefan dhe Millosh Stojanoviç, që forcat speciale ROSU qëlluan Galjak, Jovanoviç dhe Sofronijeviç në dyert e shtëpisë, si dhe 3 serbët e vrarë në mënyrë kafshërore në Banjskë”, shkruan në X Petkoviç.

Kjo tregon edhe njëherë mënyrën se si Serbia tenton të fabrikojë apo ndryshojë ngjarjen e rëndë, pasi 3 serbët janë vrarë pasi të drejtuar nga Milan Radoiçiç, ndërmorën një sulm terrorist ndaj autoriteteve të Kosovës.