Ballina Politika Komisioni për TIMS/ Gogu-Salianjit: Sot është dita e ekspertëve, jo e jona...

Komisioni për TIMS/ Gogu-Salianjit: Sot është dita e ekspertëve, jo e jona për gjyqin e radhës

103
0

Nuk kanë munguar debatet as në mbledhjen e sotme në Komisionin Hetimor për çështjen e të dhënave të sistemit TIMS. Nënkryetari Toni Gogu, deklaroi se në mbledhjen e sotme duhen lejuar ekspertët që të flasin.

“Këtë moment të përgatitjes së draftit e drejtojnë ekspertët. Propozoj të dëgjohen ekspertët deri në fund dhe pasi ata s’kanë gjë për të thënë të hapet një seancë pyetjesh. Kjo është dita e ekspertëve, jo e jona që të vazhdojmë me gjyqin e radhës. Menjëherë t’i kthehemi normalitetit dhe t’i shmangim komentet pezhorative të tipit që “sot nuk është dita e teorisë”, deklaroi Gogu.

Në mbledhjen e sotme pritet që të miratohet plani i hetimit.