Është miratuar nisma për lidhjen e Marrëveshjes për Shërbime Ajrore në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka bërë të ditur se nëpërmjet kësaj nisme, pasur parasysh faktin se zhvillimet në shërbimet ajrore janë thelbësore për zhvillimin ekonomik e kulturor të të dyja vendeve.
“Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes për Shërbime Ajrore në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.
Nëpërmjet kësaj nisme, pasur parasysh faktin se zhvillimet në shërbimet ajrore janë thelbësore për zhvillimin ekonomik e kulturor të të dyja vendeve, do të kontribuojmë në 𝐫𝐫𝐢𝐭𝐣𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐥𝐮𝐤𝐬𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭𝐨𝐫𝐞̈𝐯𝐞 dhe realizimin e 𝐟𝐥𝐮𝐭𝐮𝐫𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐝𝐢𝐫𝐞𝐤𝐭𝐞 nga të dyja anët, e po ashtu në ofrimin e rritjes së shërbimeve më cilësore dhe të sigurta”, ka shkruar ministri Aliu.