Për herë të parë vjen në Milano, Itali një Festival i Letërsisë shqipe, në datat 18-19 Maj 2024.
“FjalaFest” do të bëjë bashkë autor shqiptar në një diskutim mbi letërsinë, historinë, traditën letrare, përkthimin, artin e shkimit, organizuar nga Albania Letteraria, Slow Mill dhe Dep Dora dhe Pajtimit dhe financuar nga Qendra e Librit dhe Leximit, IOM dhe Fondacioni Cariplo.
Ky festival do të shpërblejë përkthimin më të mirë nga shqipja në italisht të realizuar në periudhën 2021-2023.
Kreun e jurisë së këtij edicioni të parë e mban një emër i nderuar në botën e letrave Matteo Mandalà, profesor në Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë të Universitetit të Palermos si dhe një nga albanologët bashkëkohorë më të vlerësuar.
Mandalà është gjithashtu anëtar nderi i Akademisë së Shkencave në Shqipëri që nga viti 2016 dhe i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës që nga viti 2017, si dhe është autor i disa librave dhe eseve