Nuk prodhoi fitues klasikja e futbollit shqiptar, mes Tiranës dhe Vllaznisë, e cila u mbyll në barazim pa gola.
Një ndeshje e bukur dhe me raste të shumta për shënim, por asnjëra nga skuadrat nuk e dërgoi dot në rrjetë.
Me këtë barazim, Tirana mban vendin e katërt me 47 pikë, po aq sa edhe Teuta dhe Dinamo, 1 më pak se Skënderbeu i vendit të katërt.
Ndërkohë Vllazna zbret në vendin e tretë me 59 pikë, 1 më pak se Partizani, që fitoi minimalisht në transfertë ndaj Kukësit.
Të kuqtë iu falën një goli të shënuar nga Mehmeti në minutën e 13-të, ndërkohë në minutën e 56-të, Skuka shpërdoroi një penallti.
Fund dramatik në Korçë! Skënderbeu barazoi 1-1 ndaj Laçit, falë një goli të shënaur në frymën e fundit.
Ishte një ndeshje e çmendur, ku kurbinasit kryesonin minimalisht pak sekonda nga fundi.
William Melo, zhbllokoi rezultatin në minutën 80-të, por një penallti e kthyer në gol nga Rashica në minutën e 97-të, ndryshoi rrjedhën.
Me këtë barazim, Skënderbeu mban vendin e katërt me 48 pikë, ndërsa Laçi do të luajë në “play out”, aty ku kanë 43 pikë.