Ballina Kulturë “Koloni fashiste apo Shqipëria e Madhe?” Mero Baze: Ali Këlcyra dhe “sekreti”...

“Koloni fashiste apo Shqipëria e Madhe?” Mero Baze: Ali Këlcyra dhe “sekreti” i Jakomonit

68
0

Në një intervistë me historianin Paskal Milo në emisionin e tij “Dritëhije” në RTSH gazetari Mero Baze ka diskutuar gjerësisht mbi figurën e Ali Këlcyrës dhe kompozitët që e përbënin atë. Me prejardhje të lashtë nga fisi i Muzakajve, Këlcyrajt ishin një nga familjet më me influencë të Jugut të Shqipërisë, kushërinj të parë me Ali Pashë Tepelenën dhe megjithatë me një seri grindjesh me këtë derisa dhe ky i fundit i internoi. Pak nga paranoja dhe pak nga grindjet e vogla.

Ali Këlcyra është një nga figurat më kontraverse të historisë shqiptare të viteve ’20. Ai njihet ndër të tjera për hyrjen e tij dramatike në politikë me një fjalim të mbajtur përpara popullit, ku shpalosi pikëpamjet e tij liberale perëndimore, për shkrimin në frëngjisht të fjalimit të mbretëreshës Sophie, për betejat me italianët në luftën e Vlorës, pavarësisht se ai me edukim ishte filoitalian. Ai studio për drejtësi në Sapienza të Romës dhe në Liceun e Gallatasarajit të famshëm për idetë e tij franceze, laike dhe prorevolucionit francez. Por nuk ishte Bolshevik. Njihet dhe për bashkëpunimet me Mit’hat Frashërin për atë që më vonë do bëhej “Balli Kombëtar”, organizatën “Nacionalizma shqiptare”.

Në fakt Ali Këlcyra nuk mund të thuhet se ishte i majtë, në fund të fundit ai u dënua me vdekje si nga Zogu ashtu dhe nga Hoxha. Ishte një europian dhe në të njëjtën kohë socialist (biles socialisti i parë shqiptar) antifashist me bindje socialiste të qendrës. Disa herë Ali Këlcyra tentoi të merrte pushtetin në Shqipëri, ishte ideatori i atentatit të Esad Pashës nga Avni Rustemi (pas vrasjes së Avni Rustemit, ky i fundit vdiq në duart e Ali Këlcyrës), miq me të majtët socialistë të Italisë, shkroi në gazetën “Avanti”, disa zëra thonë që ishte dhe pjesë e shoqatës “Bashkimi”.

Megjithatë, pjesa më dramatike e jetës së tij ishte kur dhe pse joushtarak, themeloi atë që do quhej “Balli Kombëtar”. Beteja me Haxhi Qamilin më herët dhe separatistët e jugut filogrekë ishin shumë të rëndësishme për formimin e tij si politikan.

Ali Këlcyra u zgjodh dhe deputet, biles historia e zgjedhjes së tij si deputet është shumë e veçantë (ju fali tokat fshatarëve dhe familja e tij fisnike e hoqi nga trungu i pemës duke thënë se i kishte turpëruar, ai megjithatë fitoi mbështetje popullore dhe u zgjodh deputet) dhe njihet shumë dhe për legjislacionet e tij perëndimore, laike, pro të drejtave të grave, kundër heqjes së ferexhesë etj. Ai ishte i pari që propozoi heqjen e titullit “Bej”.

Një nga fjalimet e tij më të famshme, ku ai bindi me retorikën e tij të famshme të gjithë parlamentin për faljen e Abdi Toptanit dhe Bajram Currit. Ahmet Zogu më pas i përfshiu të dy në amnisti, ndryshoi mendim.

Ali Këlcyra njihet dhe si bashkëpunëtor i Fan Nolit, polemikat e tij dhe me Nolin (me të cilin kishte grindje dhe ripajtime si gjithë intelektualët) dhe Konicën janë legjendare. Pas ikjes së Zogut ai rikthehet në Shqipëri për të marrë drejtimin e vendit dhe ishte forca më e madhe opozitare në vend deri me vendosjen e regjimit. Për të është folur dhe në kujtimet e Eqrem Bej Vlorës.

“Takimi më dramatik dhe më krucial në jetën e Aliut në këtë moment është takimi me Jakomonin në Romë. Kur ky i thirri për të ardh në takim në Romë, Aliut i është ndaluar hyrja në kufirin Francë-Itali sepse ishte në kërkim në Itali. Pastaj ndërhyrën ata, e liruan dhe në fjalën e tij, Mustafa Kruja, se ky çoi gjithë Bashkimin Kombëtar, tha se unë përfaqësoj të gjithë mendimet e patriotëve përveç Ali Këlcyrës. Këtë ua kemi sjellë me vete se ky është qind për qind kundër mendimeve tona. Ne ndryshojmë nga ky se kemi besim te Duçja që s’do na pushtojë.

Po ky nuk ka besim te Duçja. I thotë Jakomoni, po pse nuk ke besim te Duçja ? Dhe ky fillon ja numëron. Më 1914 na latë vetëm, në 1915 na prishët me Traktatin e Londrës, më 1917 na gënjyet me proklamimin për pavarësinë, më 1918 na bëtë kshu, në ’20 na bëtë kshu, në ’24 kshu, në ’26 kshu dhe e bëri atë copë praktikisht aty. Ok, i thotë Jakomoni, me ty dua takim kokë më kokë. I thotë Jakomoni, të gjithë ato që the janë të vërteta po mos mi thuj kshu në sy, në publik por unë kam për ty një gjë sekrete që nuk e di asnjë nga këta të tjerët. Çfarë ke? Ne do ti japim Shqipërisë atë që e keni ëndërruar gjithë jetën. Çfarë do ti jepni? I thotë ky. Ne do ti japim Kosovën dhe Çamërinë. Dhe do jetë prapë regjim fashist? I thotë ky. Se ky ishte antifashist. Po, i tha. A, ju po bëkeni një koloni të madhe, jo një Shqipëri të Madhe. Dhe këtu u prishën dhe ky u kthye në Francë.”– ka thënë Baze.

Ky dhe ishte dhe incidenti më pikant i jetës së Ali Këlcyrës në gusht të 1938. Biseda me mëkëmbësin e Viktor Emanuelit, Françesko Jakomonin. Ai ishte një figurë që nuk e kishte të qartë brenda vetes se çfarë pikëpamjesh kishte tamam-tamam, kur e kërkonte nevoja bëhej dhe nacionalist, bashkëpunonte dhe me të djathtët. Ndoshta kjo ishte dhe arsyeja pse ai ngeli një opozitar i përjetshëm. Sarajet e familjes Këlcyra janë akoma aty, në Gjirokastër. /TemA