Prej kohësh po flitet për një masë sigurie që pritet të jepet ndaj Ilir Metës, mirëpo ai thotë se nuk ka asnjë stepje. I ftuar në A2 CNN, në Debat nga Alba Alishani, presidenti i Lirisë tha se nuk ka asnjë frikë nga burgu.
“Po ca burgu, unë frikë nga burgu, më habit. Shqiptarët më dinë dhe më njohin mua, ju duhet të kuptoni që përpjekja e tyre është për të frikësuar shqiptarët e ndershëm duke goditur politikisht Berishën, e godasin se ka dalë kundër ndarjes së Kosovës dhe projektet për shpopullimin e Shqipërisë. As nuk kam asnjë droje, Partia e Lirisë e ka zgjidhur me konventë lidershipit për 30 vitet që vijnë dhe çështjen e financimit, dhe Partia e Lirisë i përgjigjet kujdo atje ku e ka strofullën, këto mercenarë ca janë këto Dumanë, pas Rama. Liria ime është në dorën time, Rama dhe Dumani janë në burg sepse janë peng i gjërave që kanë bërë”, tha Meta.
Sa i përket Monika Kryemadhit e cila thirrur në SPAK për fshehje pasurie, Meta dha të njëjtën përgjigje si kryeministri Edi Rama “për mollat e kalbura që bien nga pema”. Sipas tij, përgjegjësia është personale.
“Përgjegjësia është personale për çdo person. Ai ka përgjegjësi se ka firmosur 17 vendime me kundërshtim me ligjin”, përfundoi Meta në A2 CNN.
Retorikën e ashpër ndaj ish-kryetares së Partisë së Lirisë, njëherazi dhe bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, Ilir Meta e konsideroi si të zakonshme në një aksion politik, kur denoncon një fenomen të caktuar, siç është nepotizmi. Thënë ndryshe, i ftuar në Debat në A2 CNN, Meta thotë ka sulmuar nepotizmin, si fenomen në parti dhe në administratë, dhe jo Monika Kryemadhin.
Ajo puna e retorikës e mënyrës së komunikimit është një zgjedhje e imja që ka të bëjë me fenomenin, jo me individin”, tha Meta.
Përballë gazetares Alba Alishani, Meta foli me superlativa për rrugëtimin e Monika Kryemadhit në politik.
“Kryemadhi ka meritat e saj në 2005 ka arritur një ndër rezultatet më të mira me gati 30% në Kombinat përballë ministrit të Brendshëm, ajo është prej kontributeve të veta që ka aderuar që 17 vjeç. I vetmi debat ka qenë se Kryemadhi ka propozuar 30%, ne e çuam në 50% për përkrahjen ndaj grave”, tha Meta