Eksperti i rregullores së arbitrave në Federatën Gjermane të Futbollit ka dhënë një intervistë për “Kicker” ku ka shpjeguar se ku gabuan protagonistët e ndeshjes së mbrëmshme në episodin më kulminant të ndeshjes kur Bajerit iu mohua goli i barazimit.
“Tomas Tuchel gabon kur thotë se mohimi i golit të De Ligt ishte një shkelje e rregullores.
Gjithsesi në UEFA ka rekomandime të qarta për të tilla episode ku arbitrat duhet që të lejojnë lojën dhe të vazhdojnë lojën deri në momemtin që rreziku të largohet nga porta.
Vetëm në një moment të dytë ndërhyn ‘VAR’ për të hedhur dritë mbi pozicionin e lojtarëve në fushë”, shpjegon Lutz Vagner.
“Për fatin e keq të Bajernit, arbitri vërshëlleu dhe gaboi kur bëri një gjë të tillë.
Nëse anësori duke ngritur flamurin gabon një herë, në rastin e kryesorit gabimi është i dyfishtë pasi duhet që të linte lojën të vazhdonte”, arsyetoi ish-arbitri gjerman.