Ballina Kronika DURRES/ Policia arreston disa shtetas për vepra të ndryshme penale

DURRES/ Policia arreston disa shtetas për vepra të ndryshme penale

31
0

Komisariati i Policisë Durrës bën me dije se jane arrestuar dhe ndaluar shtetas për vepra të ndryshme penale!

– U arrestua në flagrancë shtetasi J. T., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij;

– U ndalua shtetasi në kërkim L. L., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Sektori i Policisë Rrugore

– U arrestua shtetasi A. X., 56 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

– U arrestua shtetasi T. Xh., 51 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.