Ballina Aktualitet Eurobarometri: Vuçiç, Mitstotakis dhe Erdogan, kë pëlqejnë më shumë shqiptarët?

Eurobarometri: Vuçiç, Mitstotakis dhe Erdogan, kë pëlqejnë më shumë shqiptarët?

32
0

Në listën e liderëve të vendosur përballë qytetarëve nga Barometri janë edhe liderët e vendeve të rajonit tonë.

Vuçiç, Presidenti i Serbisë, Mitsotakis, Kryeministri i Greqisë dhe Erdogan, Presidenti i Turqisë kanë kaluar filtrin e vlerësimit të qytetarëve dhe renditja për mendimin pozitiv apo negativ mes tyre është si më poshtë.

Mos pëlqyeshmërinë më të madhe mes të tre liderëve të rajonit për shqiptarët e ka Alkesandër Vuçiç me 80.8 % që kanë mendim negativ për të.

Më pas vjen Kryeministri Grek me 46,9 % e të anketuarve që kanë mendim negativ për të, dhe i fundit Erdogan me mos pëlqyeshmërinë më të ulët 15,1 %.

E kundërt është renditja për pëlqyeshmërinë, i pari është Erdogan me 71,8 % e të pyeturve që kanë mendim pozitiv për të, më pas Mitsotakis me 28,1 % të pëlqyeshmërisë, dhe në fund pëlqyeshmërinë më të ulët e ka Aleksandër Vuçiç 6,9 %./