Dy ukrainase, Antonina Kozachenko 25 vjeçe dhe Antonina Kozachenko janë gjetur të vdekura nga shoqja e tyre në një shtëpi me qira ditore në Tiranë mesditën e sotme.
“Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe”, njofton policia.
Paraprakisht grupi hetimor dyshon se dy ukrainaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.
Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.