Ballina Kronika I akuzuar për abuzim seksual, procedohet penalisht i moshuari

I akuzuar për abuzim seksual, procedohet penalisht i moshuari

35
0

Një 24-vjeçare ka kallëzuar në polici një 63-vjeçar se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Si pasojë, burri po procedohet penalisht në gjendje të lirë.

“Komisariati i Policisë Lushnjë: referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin, 63 vjeç, banues në fshatin Babunjë, Lushnjë, pasi ka kallëzuar një 24-vjeçare se dy muaj më parë, shtetasi  ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.