Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite e 8 muaj burg për ish-sekretaren e ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, nën akuzë për korrupsion lidhur me një procedurë tenderimi për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës.
Gjithashtu Apeli ka lënë në fuqi dënimin me 8 muaj burg edhe për biznesmenin Vladimir Topin administratorin e kompanisë “Dricons” dhe inxhinierin Silvi Shehi të cilët akuzohen se kanë ndërhyrë në tenderin e ministrisë së Shëndetësisë për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore duke i dhënë 330 mijë lekë ryshfet Joana Duros në mënyrë që kjo e fundit t’i shpallte fitues të tenderit.
Duro ndodhet në burg që prej 5 qershorit 2023, ndërsa akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë”.