Ballina Aktualitet Ndezi zjarr në oborr për të djegur mbeturinat, i del situata jashtë...

Ndezi zjarr në oborr për të djegur mbeturinat, i del situata jashtë kontrollit, zbulohen detajet e para

157
0

Një banesë private është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen “ 15 tetori” në Fier.

Burime bëjnë me dije se në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Sipas informacioneve paraprake , dyshohet se pronari i banesës u ka vënë flakën mbeturinave, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke alarmuar edhe banorët e pallateve që ndodhen pranë , pasi banesa e rrënuar ndodhet në afërsi të tyre.

Ndërkohë pronari i shtëpisë është nxjerrë nga banesa nga shërbimet zjarrfikëse pa pësuar lëndime.