Ballina Rajoni Nuk i ndaloi policisë dhe u fut me të kuqe, gjobitet me...

Nuk i ndaloi policisë dhe u fut me të kuqe, gjobitet me 20 mijë euro motoçiklisti

176
0

Një motoçiklist është gjobitur me mbi 20 mijë euro në Greqi pasi ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Mediat vendase shkruajnë se mbrëmjen e së mërkurës ai u pikas në zonën e Vouliagmenit , kur efektivët e Policisë Rrugore që po kryenin kontrollet e automjeteve, kanë parë motoçikletën pa targa dhe kanë dashur ta kontrollojnë.

Drejtuesi i makinës nuk është bindur dhe është larguar me vrap, duke kryer një sërë shkeljesh rrugore , konkretisht 12 shkelje të dritës së kuqe të semaforit, shpejtësi, manovra të rrezikshme dhe kthim mbrapa. Më në fund ai u lokalizua mesditën e së enjtes në zonën e Megarës, ku u arrestua nga efektivë të policisë së grupit “DIAS”.  Pas arrestimit, drejtuesi i mjetit është dënuar me gjobë gjithsej me 21 mijë e 140 euro gjobë  dhe 150 pikë dënimi në sistemin e pikëve.