Ballina Kronika Vdekja e punëtorit të ndërtimit në Shëngjin, 28-vjeçari ra nga kati i...

Vdekja e punëtorit të ndërtimit në Shëngjin, 28-vjeçari ra nga kati i 9-të që po ndërtohej pa leje, punonte në të zezë

77
0

I riu Emiliano Frroku, i cili humbi jetën teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Shëngjin, punonte në të zezë dhe nuk ishte i siguruar.

28-vjeçari ka qenë duke u ngjitur me vinçin e mallrave nga ku është shkëputur kavoja duke rënë poshtë bashkë me të.

Objekti ishte në ndërtim, por sipas burimeve kati i 9-të dhe i 10-të po ndërtoheshin pa leje. Në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kërkim 3 persona ndërkohë që vijojnë hetime.

Nën hetim është vënë edhe Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Lezhe dhe Policia vendore për të parë veprimet dhe mosveprimet.