Ballina Politika Agron Duka: Shëmtia e një ndërtese në sheshin më të rëndësishëm të...

Agron Duka: Shëmtia e një ndërtese në sheshin më të rëndësishëm të qytetit!

128
0
Kjo është pamja me të cilën përballesh sapo futesh në Sheshin “Mujo Ulqinaku”, në Durrës. Eshtë destinacioni më i rëndësishëm turistik i qytetit. Ish hoteli i famshëm i periudhës së komunizmit, “Vollga”, është shndërruar në një gërmadhë që shërben për kryerjen e nevojave personale, vend për hedhjen e mbetjeve dhe një aromë e rëndë përhapet ngado.
Nga sa kemi lexuar në media, kjo ndërtesë është objekt i shumë gjyqeve për çështje pronësie, por imazhi i saj për turizmin është më shumë se i rëndë. Ndaj është detyrë e insitucioneve shtetërore që ti japin zgjidhje problemeve për të hequr këtë imazh të shëmtuar nga kartolina turistike që ofron kjo zonë e rëndësishme e qytetit.