Ballina Europë ​Bie nga 30 metra lartësi, vdes punëtori 33-vjeçar në Itali

​Bie nga 30 metra lartësi, vdes punëtori 33-vjeçar në Itali

0
70

Një punëtor që po punonte në një turbinë me erë në territorin e Salemit të Italisë është rrëzuar nga 30 metra lartësi dhe ka humbur jetën.

Aksidenti ndodhi në rrethin Ranchibilotto, një rrugë provinciale pranë qytetit që lidh Salemi me Trapanin – një kantier ndërtimi për instalimin e ri të turbinave me erë në parkun e erës Erg 69.

Giovanni Carpinelli (33), me origjinë nga Benevento, ishte punonjës i një kompanie të Napolit që operonte si nënkontraktore për montimin mekanik.

Zjarrfikësit kanë nxjerrë me vështirësi trupin e viktimës, pasi gjatë rënies ishte ndalur në strukturën e turbinës në lartësinë prej rreth 48 metrash, raporton ANSA.