Ballina Kosovë Dyshohet se ka sulmuar pjesëtarët e KFOR-it dhe policinë, bie në prangat...

Dyshohet se ka sulmuar pjesëtarët e KFOR-it dhe policinë, bie në prangat e Prokurorisë Speciale të Kosovës

45
0

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të nacionalitetit serb me inicialet S.M. I arrestuari dyshohet për veprat penale që kanë të bëjnë me kapitullin e veprave penale kundër rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës.

Ndaj Slobodan Miletic, Prokuroria Speciale, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të veprave të lartpërmendura. Miletiq ishte arrestuar dje në pikëkalimin kufitar në Jarinjë.

Ai dyshohet se së bashkë me serbë të tjerë të përfshirë ka sulmuar pjesëtarët e KFOR-it dhe ata të Policisë së Kosovës që kanë qenë të angazhuar në mbrojtje të institucioneve të Republikës në Zveçan.