Ballina Kronika Kishin kthyer qendrën e masazheve në ‘çerdhe’ prostitucioni te Unaza e Re,...

Kishin kthyer qendrën e masazheve në ‘çerdhe’ prostitucioni te Unaza e Re, arrestohet menaxherja! Në kërkim administratori

27
0

Një qendër masazhesh e përshtatur për prostitucion është zbuluar nga policia e Tiranës. Në pranga ka rëndë M.H 28 vjeçe, menaxhere në një qendër masazhesh dhe është shpallur në kërkim 29-vjeçari M.XH.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se M.XH administronte një qendër masazhesh, në Unazën e Re, me menaxhere M. H., dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

‘Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Flower”.

Si rezultat i tij:

▪️u arrestua në flagrancë shtetasja M. H., 28 vjeçe, menaxhere në një qendër masazhesh;

▪️u proceduan në gjendje të lirë shtetaset E. H., 26 vjeçe, E. C., 35 vjeçe, K. O., 26 vjeçe, B. K., 25 vjeçe, punonjëse në qendrën e masazheve, dhe shtetasi L. Q., 49 vjeç, banues në Tiranë;

▪️u shpall në kërkim shtetasi  M. Xh., 29 vjeç.

Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se, shtetasi M. Xh., administronte një qendër masazhesh, në Unazën e Re, me menaxhere shtetasen M. H., dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.’- njofton policia.