Ballina Sport Ndeshjet direkte ndanë vendin e parë dhe të pestë, ja si është...

Ndeshjet direkte ndanë vendin e parë dhe të pestë, ja si është tabloja pas 36 javëve

55
0

Ndeshjet e javës së 36-të të Superiores i kanë dhënë fund fazës së rregullt të kampionatit. Tashmë janë caktuar të gjitha verdiktet të cilat janë vulosur me ndeshjet e kësaj jave.

Vendi i parë i shkon Egnatias, e cila u mund sot në shtëpi dhe u arrit nga Partizani. Por në përballjet direkte me të kuqtë në këtë sezon, ekipi rrogozhinas ka 1 fitore 3 barazime, ndaj mban pozicionin të cilin e kishte zaptuar thuajse nga fillimi i këtij edicioni.

Skënderbeu ndërkohë ka mundur Vllazninë, por të dy skuadrat kanë festuar kalimin në “Final Four” ku do të luftojnë për titullin.

Si Tirana, ashtu edhe Teuta, fituan ndeshjet e tyre dhe e mbyllën një pikë pas Skënderbeut të vendit të katërt. Por vendi i pestë u shkon bardhebluve kryeqytetas, pasi në ndeshjet direkte, kanë një golavarazh më të mirë se ekipi durrsak. Dy skuadrat kanë ndarë nga një fitore dhe dy të tjerat janë ndarë barazim,. Fitorja 2-0 e Tiranës në një ndeshje kundrejt asaj 2-1 të durrsakëve, bëri diferencën për të ndarë se kush mbante vendin e pestë.

Dinamo e mbylli në vendin e 7 klasifikimin, duke mbetur jashtë zonës së skuadrave që luftonin për titullin, por larg rrezikut të rënies. Në play-out shkoi Laçi, që duhet të mendojë për sfidën shtesë për mbijetesën në kategori.

Ndërkohë, të rëna janë Erzeni dhe Kukësi, të cilët kishin prerë biletën që në javët e kaluara.