Ballina Aktualitet Shiu i dendur “pushton” Tiranën, përmbyten rrugët (Video)

Shiu i dendur “pushton” Tiranën, përmbyten rrugët (Video)

62
0

Moti i keq me reshje shiu dhe shtrëngata ka përfshirë Tiranën pasditen e kësaj të shtune. Uji ka vërshuar në rrugë duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Drejtuesit e këtyre të fundit janë detyruar të ulin shpejtësinë për të shmangur ndonjë aksident në mundshëm.

Tirana është një ndër qytetet që shfaq problematika të vazhdueshme sa herë që moti i keq përfshinë vendin. Kjo pasi kanalizimet e dala jashtë funksionit bëjnë që uji të vërshojë në rrugë duke u bërë shqetësim për shumë shoferë dhe kalimtarë.