Ballina Kronika Të akuzuar për vepra të ndryshme penale, tre në pranga dhe një...

Të akuzuar për vepra të ndryshme penale, tre në pranga dhe një i proceduar

73
0

Arrestohen tre persona dhe procedohet një tjetër në Fier për vepra të ndryshme penale. Mësohet se arrestimet kanë ardhur si pasojë e veprave penale drejtimi i automjetit në gjendje të dehur dhe ndërtimi i një objekti pa leje.

Gjithashtu në gjendje të lirë është proceduar një 58-vjeçare pasi u kap duke drejtuar automjetin pa patentë duke shkaktuar aksident me dëme materiale.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Policia Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasit F. N., 51 vjeç, banues në Ballsh, dhe H. R., 51 vjeç, banues në Patos, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.  

Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. D., 58 vjeçe, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, është përfshirë në aksident me një automjet tip “Benz”, duke shkaktuar dëme materiale.

Komisariati i Policisë Divjakë arrestoi në flagrancë shtetasin F. Sh., 44 vjeç, banues në Divjakë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke ndërtuar një objekt, pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.