Ballina Politika “Aktivitet tipik i një regjimi”/ Mbi 1 mijë persona nga Gjirokastra, deputeti...

“Aktivitet tipik i një regjimi”/ Mbi 1 mijë persona nga Gjirokastra, deputeti demokrat ‘ngre pyetjen’, kush e pagoi faturën e Ramës në Athinë?

157
0

Deputeti i Rithemelimit, Tritan Shehu, e cilësoi shoë propagandistik në Greqi, mitingun e kryeministrit Edi Rama, duke thënë se i përdori emigrantët si dekor.

Sipas Shehut, mesazhi i këtij mitingu është i qartë, tipik i autokratëve, i diktatorëve, të një tipi ‘Gedafi’ dhe shqiptarët kanë parë realitetin e paraqitjes së Ramës në Athinë, të një njeriu që mendon se ka fuqi të pakufishme dhe nuk jep llogari.

Deputeti denoncoi me shifra në një program televiziv, ku sipas tij, vetëm nga Qarku i Gjirokastrës kanë shkuar në Athinë mbi 1 mij nënpunësa, drejtuesa, patronazhista që janë nisur dje dhe pardje për të marrë pjesë në atë takim.

Gjithashtu Shehu, theksoi se kush e paguan këtë faturë kaq të lartë, pasi një gjë e tillë nuk lejohet nga ligjet e vendit.

Shehu: Mesazhi i këtij mitingu është i qartë, tipik i autokratëve, i diktatorëve, të një tipi Gedafi. Qytetarët kanë përfituar sepse kanë parë realitetin e paraqitjes së Ramës në Athinë. Ishte në të gjitha prizmat dhe tiparet një shoë i një njeriu që mendon se ka fuqi të pakufishme dhe nuk jep llogari. Pyetja e parë që kam unë është fatura financiare. A do kërkojë njeri faturë financiare. Vetëm nga Qarku i Gjirokastrës kanë shkuar mbi 1 mij nënpunësa, drejtuesa, patronazhista që janë nisur dje dhe pardje në Athinë për të marrë pjesë në atë takim. Mijëra të tjerë nga vende të tjera të Shqipërisë. Kush e paguan këtë faturë?

Nuk lejohen as sposorat as donatorët pasi të gjitha duhet të bëhen transparente.

Kemi një aktivitet tipik të një regjimi i cili transmeton imazhin e antieuropianizmit, imazhin e antidemokracisë, imazhin e një shteti antiligjor, imazhin ku nuk respektohen parimet ligjet rregullat dhe çdo gjë komandohet.