Ballina Sport Atletico Madrid tri pikë për Championsin, Cadiz shpreson për mbijetesën! Valencia luan...

Atletico Madrid tri pikë për Championsin, Cadiz shpreson për mbijetesën! Valencia luan me Rayo Vallecanon

40
0

La Liga në Spanjë vijoi këtë të diel me javën e 35-të. Cadiz fitoi 1-0 ndaj Getafes dhe mban shpresat gjallë se në javët e fundit do sigurojë mbijetesën, paçka rivalitetit të fortë në fundin e tabelës. Fitore edhe për Atletico Madrid, që tre javë nga fundi i sezoni “blindon” zonën Champions.

Në “Metropolitano” Atletico Madrid fitoi 1-0 kundër Celta Vigos. Ndeshja për djemtë e Diego Simeones nuk ishte e lehtë, me golin e tri pikëve që u shënua nga Rodrigo de Paul në minutën e 84-t. Pas javës së 35-të Atletico mban vendin e katërt me 70 pikë, tetë më shumë se Bilbao. Ndërkohë Celta pozicionohet e 17-ta dhe për momentin shpëton sezonin.