Ballina Sport Bundesliga/ Leverkusen ‘shuplakë’ Bochum, e çon në 50 numrin e ndeshjeve pa...

Bundesliga/ Leverkusen ‘shuplakë’ Bochum, e çon në 50 numrin e ndeshjeve pa humbje! Fitojnë Bayern dhe Hoffenheim

85
0

Bayer Leverkusen fitoi 0-5 kundër Bochum dhe e dërgon në 50 numrin e ndeshjeve pa humbje këtë sezon në të gjitha kompeticionet. Kampionët e Bundesligës dhe finalistët e Europa League kanë 362 ditë pa humbje, teksa disfata e fundit vinte një vit më parë, pikërisht kundër Bochum. Schick, Boniface, Adli, Stanisic dhe Grimaldo ishin autorët e golave, ndërsa “Aspirinat” nuk iu ndanë ‘vesit’ dhe shënuan golin e 18-të sezonal në shtesë.

Tri pikë edhe për Bayern Munich që mundi 2-0 Uolfsburgun, duke harruar eliminimin nga Champions League. Zvonarek, djaloshi i ri debutoi me gol te bavarezët, ndërsa Goretzka shënoi të dytin.

Tri pikë edhe për Hoffenheim në udhëtim, pas fitores 0-6 kundër Darmstadit të Klaus Gjasulës. Mesfushori i Kombëtares luajti 45 minutat e dyta dhe u ndëshkua me karton të verdhë, teksa Darmstadt sezonin e ri do jetë pjesë e Bundesliga 2.