Ballina Aktualitet DURRES/ Humbet jetën në spitalin e Durrësit shtetesja 83 vjeçare nga Norvegjia

DURRES/ Humbet jetën në spitalin e Durrësit shtetesja 83 vjeçare nga Norvegjia

244
0

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, është dërguar për ndihmë mjekësore në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, shtetasja norvegjeze E. T., 83 vjeçe, banuese në Norvegji.

Pavarësisht ndihmës së parë të dhënë nga personeli mjekësor, 83-vjeçarja ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 83-vjeçares.