Ballina Politika “Përtej propagandës së kabinetit të tij”/ Cilat ishin mesazhet e Ramës? Gazetari...

“Përtej propagandës së kabinetit të tij”/ Cilat ishin mesazhet e Ramës? Gazetari zbulon kodet e përdorura nga kryeministri në Athinë: Sot u çel fushata zgjedhore

72
0

Kryeministri Edi Rama nisi këtë të diele nga Athina turin e takimeve me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Diasporë.

Përtej ovacioneve të shqiptarëve të pranishën në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, ajo që ra në sy ishte gjuha nacionaliste me të cilën Rama zgjodhi t’ju drejtohej shqiptarëve aty.

Për çkodifikuar mesazhet e kryeministrit Rama, në një program televiziv gazetari Isa Myzyraj theksoi se thirrjet e Ramës për të votuar PASOK-un, duket se e ka vënë në vështirësi homologun e tij grek Mitsotaqis, i cili i ka kërkuar që të mos ndërhyjë në zgjedhjet atje.

Myzyraj tha se në fjalimin e tij z. Rama u fokusua tek çështja e Fredi Belerit, pikërisht për të sqaruar faktin se Beleri nuk është parë si çështje etnike greke, por si një çështje që i përket totalisht ligjit dhe drejtësisë.

“Në Greqi ai tha se asnjë greku etnik nuk i është mohuar e drejta e besimit, e gjuhës apo e pronës. Kurrë, asnjëherë dhe në asnjë rast”.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se atyre kurrë në asnjë rast nuk u është mohuar e drejta e votës apo e zgjedhjes për shkak të origjinës së tyre etnike.

Sa i përket çështjes së pronave, Rama tha se ky problem është një problem i Shqipërisë dhe nuk është problem vetëm për grekët në Shqipëri.

Takimet e z. Rama me shqiptarët në botë nuk janë ashtu siç i propagandon kabineti i tij, por janë takime të mirëfillta politike dhe kjo është një fushatë elektorale në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm”, u shpreh ndër të tjera në analizën e tij, gazetari.