Ballina Politika “Sa herë bëhet ‘patriot’, nënshkruan…”/ Takimi i Ramës në Athinë me Diasporën,...

“Sa herë bëhet ‘patriot’, nënshkruan…”/ Takimi i Ramës në Athinë me Diasporën, Paloka bën paralajmërimin e fortë

60
0

Deputeti i Rithemelimit Edi Paloka përmes një postimi në “Facebook”, shkruan se pas deklaratave nacionaliste të kryeministrit Edi Rama, duhet të shqetësohemi për pjesën e padukshme të veprimeve të tij.

Paloka shkruan se në të gjitha rastet e ngjashme “deklaratat nacionaliste” të Ramës janë shoqëruar me marrëveshje në dëm të interesave të shqiptarëve.

Postimi i plotë i Palokës:

Më shumë se sa për pjesën e dukshme të akteve të Ramës, përvoja e deritanishme na ka mësuar se duhet të shqetësohemi për të padukshmen, për pjesën e fshehur e të errët të veprimeve të tij!

Rama e dinte që shpërngulja e patronazhistëve me autobuza në Greqi, nuk do kalonte pa u vëne re. Madje as nuk u përpoq ta fshehë. E deklaroi zyrtarisht se vetëm “delegacioni” i tij kishte 150 vetë.

Sigurisht që financimi i vizitave turistike të mijëra patronazhistëve me paratë tona, do duhet ti revoltojë shqiptarët , po prapë nuk mbetet ky problemi më shqetësues!

E kemi parë më se një herë Ramën në këto pozitat e tij patetike me deklarata gjoja nacionaliste “në zemër të armikut”. Problemi ka qenë se në të gjitha rastet e ngjashme “deklaratat nacionaliste” të Ramës janë shoqëruar me marrëveshje okulte e akte konkrete në dëm të interesave të shqiptarëve!

Mjafton të kujtojmë që ndërkohë që “po ja përplaste në fytyrë” Vuçiçit ne Beograd, Rama bashkë me Vuçiç kishin ideuar dhe ishin bërë gati për ndarjen e Kosovës…