Mediat greke raportuan sot takimin që kryeministri Edi Rama zhvilloi me emigrantët shqiptarë në Athinë.
“Zougla.gr” shkruan se gjatë fjalës së tij kryeministri shqiptar i është përgjigjur nga foltorja Fredi Belerit, i cili tha më herë se “Rama ka ardhur në Greqi për të provokuar”.
Por Rama u përgjigj para shqiptarëve: “Unë nuk kam ardhur për të provokuar, kam ardhur të takoj njerëzit e mi”.
Ndërkohë në artikull nënvizohet se për të mbushur stadiumin “Galatsi’ në Athinë, dje janë nisur nga fshatra të ndryshme të Shqipërisë autobusë me shqiptarë.
“Dje autobusë nga fshatra të ndryshme të Shqipërisë kanë mbërritur në Greqi plot me bashkatdhetarë të kryeministrit shqiptar që kanë ardhur për të ndjekur fjalimin e tij, në teatrin e Krishtlindjeve të mbushur plot”, theksohet në shkrim.