Ballina Kronika Vrau të birin dhe bashkë me gruan tentoi ta fshehë si aksident,...

Vrau të birin dhe bashkë me gruan tentoi ta fshehë si aksident, Prokuroria Korçë përfundon hetimet për prindërit, ja çfarë pritet

65
0

Një vit nga ngjarja e rëndë në Korçë, ku babai vrau djalin e tij Hamdi Bylykbashi dhe së bashku me të shoqen tentuan të fshihnin krimin, Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe ka çuar në gjyq dy prindërit.

Në njoftimin zyrtar Prokuroria thote se Shefki Bylykbashi akuzohet  për kryerjen e veprës penale të “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” ndërsa gruaja e tij për veprën penalee “Deklarim i rreme para oficerit të policisë gjyqësore”.

Krimi ka ndodhur në 17 shkurt 20223 rreth orës 16:00, ku është marrë njoftim se në Urgjencën e Spitalit Rajonal Korçë, ishte transportuar me autoambulancë për të marrë ndihmë mjekësore Hamdi Bylykbashi, me dëmtime në pjesën e kokës.

Ky shtetas, pak çaste më vonë, ka ndërruar jetë në ambientet e reanimacionit të këtij spitali. Sipas pretendimeve të para të familjarëve, ai ishte rrëzuar dhe kishte vrarë kokën, në oborrin e banesës, duke qenë në gjendje të dehur.

Sipas Prokurorisë nga veprimet hetimore, rezultoi se ngjarja e paraqitur si aksidentale, në fakt ishte ngjarje kriminale dhe në orën 02:00, të datës 18.02.2023, u bë arrestimi në flagrancë i babait të viktimës, si i dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale, konkretisht “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.