Ballina Politika 2 mijë persona me autobusë nga Shqipëria në Athinë?/ Kryeministri Rama u...

2 mijë persona me autobusë nga Shqipëria në Athinë?/ Kryeministri Rama u përgjigjet mediave greke dhe zbulon si qëndron e vërteta

89
0

Kryeministri Edi Rama u ka kthyer përgjigje pretendimeve të mediave greke, se nga Shqipëria udhëtuan 2 mijë persona me autobusë për takimin e së dielës në Athinë me emigrantët shqiptarë.

Në një intervistë për emisionin “Opinion” me gazetarin Blendi Fevziu dhënë në Athinë pas fjalimit të tij para emigrantëve, Kryeministri Rama e hodhi poshtë këtë teori.

“Ne nuk kemi angazhuar asnjë lloj autobusi në kuptimin e angazhimit tonë dhe mbikëqyrjes tonë. Që këtu kanë ardhur njerëz nga shumë vende dhe që gjëja doli jashtë parashikimit… Këto hsitoritë e medias greke janë si historitë e medias shqiptare. Kemi shumë gjëra, jo në të gjitha gjërat, në shumë gjëra ne jemi më pak të lëndueshëm, më pak emocional, më pak nacionalistë, por në fushën e medias është njësoj”, tha ndër të tjera Kryeministri Edi Rama.