Me fermerët shqiptarë që merren me kultivimin e perimeve, nis historia e përvitshme e rënies drastike të çmimit të prodhimit, sapo nis sezoni i prodhimit vendas.
Domatja u blihet atyre me 20 lekë/kg. Një çmim që nuk justifikon kostot, pa llogaritur krahun e punës.
Padyshim që çmimet nuk i vendos qeveria në një treg të lirë, por ama shteti duket të jetë rregullator.
Sot në tregjet e Tiranës, konsumatori më i madh në vend, domatet u shiten qytetarëve nga 60 – 100 lekë/kg. Një çmim nga 3 deri në 5 herë më i lartë nga sa u blihet prodhuesve.
Çfarë e justifikon këtë?
Normën e fitimit e ka shumë më të lartë tregtari sesa prodhuesi dhe këtu qeveria duhet të ndërhyjë. Nëse fermerëve prodhimet u blihen shumë lirë, së paku të përfitojë konsumatori dhe jo tregtarët.