Ballina Aktualitet Detaje nga vdekja e 73-vjeçares në Tiranë, zbulohet misteri i shenjave në...

Detaje nga vdekja e 73-vjeçares në Tiranë, zbulohet misteri i shenjave në fytyrë. Flet vajza: Prej dy javësh nuk lëvizte, kishte një javë vetëm në banesë

66
0

Detaje të reja janë zbardhur nga vdekja e 73 vjeçares në Tiranë, e cila u gjet pa shenja jete në banesë mesditën e kësaj të hëne.

Policia njofton se e moshaura kohët e fundit mësohet se ajo ka pasur disa probleme shëndetësore, por vdekja e saj mendohet të ketë ardhur për shkaqe natyrale.

Shenjat që ka pasur në fytyrë, sipas bluve janë për shkak se disa ditë më parë ajo ishte rrëzuar ndërsa shtojnë se nuk ka pasur dëmtime ose shenja dhune nga persona të tjerë.

Më datë 13.05.2024, rreth orës 13:30, në rrugën “Sulejman Pitarka”, ka ndërruar jetë në banesën e saj shtetasja R. A., 73 vjeçe, e cila nga verifikimet paraprake rezulton se kohët e fundit kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe vuante nga disa sëmundje të ndryshme.

Nga veprimet e para hetimore, të kryera në vendngjarje, rezulton se shtetasja R. A., është rrëzuar disa ditë më parë dhe nuk ka dëmtime ose shenja dhune.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, por për të përcaktuar në mënyrë përfundimtare shkakun e vdekjes pritet ekspertiza e thelluar nga IML”, njofton policia.

Rafije Abedini rezulton se kohët e fundit kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe vuante nga disa sëmundje të ndryshme.

Sipas dëshmisë së vajzës së saj, e moshuara vuante nga  shumë sëmundje si Parkinson, anemi, shtyllën kurrizore të dëmtuar, si dhe kishte hequr edhe gjirin nga kanceri. Vajza ka dëshmuar se prej dy javësh e moshuara nuk lëvizte, teksa prej një jave ndodhte e vetme në banesë.

Policia e Tiranës bën me dije se paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, por për të përcaktuar në mënyrë përfundimtare shkakun e vdekjes pritet ekspertiza e thelluar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.