Ballina Aktualitet Ekzekutimi i policit në Fier, drejtori i Policisë: Shkak, dyshohet konflikti i...

Ekzekutimi i policit në Fier, drejtori i Policisë: Shkak, dyshohet konflikti i çastit

37
0

Lorenc Panganika, drejtor i Policisë së Fierit i ka bërë thirrje Azgan Mërnica, autori i vrasjes së efektivit Novruz Cenalisë, që të dorëzohet, pasi përndryshe reagimi i policisë do të jetë i ashpër.

Drejtori i Policisë hodhi poshtë pistën e hakmarrjes dhe vrasja tha se ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit.

“Shërbente në policinë e Fierit prej 4 vitesh, prej 1 viti në FNSH.

Autori është Azgan Mërnica banues në Sulaj, po punojmë të kapim autori. I bëjmë thirrje autorit të vetë dorëzohet pasi veprimi i policisë do të jetë i aspër.

Pista kryesore është për motive të çastit. Ska lidhje me probleme hasmërie. Makina e autorit është gjetur. Ka qenë një konflikt i çastit”, – tha Panganika.