Ballina Sport Finalja e madhe e Europa League, mësohet arbitri i ndeshjes Atalanta-Leverkusen

Finalja e madhe e Europa League, mësohet arbitri i ndeshjes Atalanta-Leverkusen

61
0

Arbitri që do të gjykojë finalen e Europa League mes Atalantës dhe Bayer Leverkusenit do të jetë rumuni Istvan Kovacs. Kovavs është gjyqtar ndërkombëtar që nga viti 2010, ai u përzgjodh në të kaluarën për Kampionatin Evropian 2020 dhe u nominua për të atë të radhës, në vitin 2024.

Këtë vit, ai ka arbitruar tashmë tetë ndeshje të Champions League dhe dy ndeshje të Europa League. Për të do të jetë finalja e dytë europiane në karrierë, pas asaj të vitit 2022 në Conference Leaguemes Romës dhe Feyenoord.