Ballina Politika Idrizi flet për takimin e Ramës me Diasporën: Shqiptarët e Greqisë kanë...

Idrizi flet për takimin e Ramës me Diasporën: Shqiptarët e Greqisë kanë mbajtur gjallë ekonominë tonë! Kryeministri mbajti qëndrim dinjitoz

82
0

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi i ftuar në një program televiziv komentoi vizitën e kryeministrit, Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Athinë, të cilën e cilësoi si një moment krenarie dhe dinjiteti.

Idrizi tha se çështjet që Shqipëria ka me Greqinë janë serioze, të cilat shumë herë janë krijuar pala greke, dhe ka qenë mungesa e reciproritetit që e ka çuar vendin në kriza.

Idrizi shtoi se në vend që tani të flitej për ligjin e luftës, cështjen came apo pensionet, Greqia merr Belerin dhe e përdor si “kal troje”.

Sipas tij qëndrimi i Ramës dhe fjalimi i tij në Athinë ishin dinjitoz, por të vonuar.

Idrizi: Çështjet të cilat ne mbartim me Greqinë janë cështje serioze, shumë herë të krijuara nga pala greke. Mungesa e reciproritetit  na ka çuar në kriza ciklike.

Tani në vend që të diskutojmë ligjin e luftës, cështjen e çame dhe pensionet, në fusin me kokën në det dhe kur Shqipëria tenton të reagojë na marrin një copë Beleri dhe e përdorin si “Kal Troje”.

E di cfarë do të thotë t’i japësh qytetarëve grekë përfaqësues për në PE, Fredi Belerin? Për mua është një lajm i mirë që Himara nuk do ta shohë me fytyrë e Belerit, por nëse e ka Greqia me qejf, ka bërë mirë që e ka marrë sepse jam i bindur se cezmet e sifonit në Parlamentin Evropian do t’i rregullojë.

Ka qenë një moment krenarie. Mos harroni për një gol që ka bërë  kombëtarja shqiptare, janë vrarë shqiptarë atje.

Ishte një fjalim dinjitoz, një qëndrim dinjitoz, i vonuar dhe i bëri që të ndjehen me dinjitet dhe me mbështetje për herë të parë në këto 33 vite.

Mos harroni që janë 1.3 milion shqiptarë në Greqi dhe për 33 vite kanë kontribuar në ekonominë tonë dhe kanë mbajtur vendin gjallë, por cfarë ka bërë qeveria shqiptare për ta.